E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënon Irani: Do të godasim të gjitha qendrat financiare të Lindjes së Mesme, nafta do të arrijë në 200 $

Strategu i Gardës Revolucionare Islamike, Ebrahim Xhabari, paralajmëroi se vazhdimi i sulmeve SHBA-Izrael do ta shtynte Iranin të hakmerrej kundër “të gjitha qendrave ekonomike” në Lindjen e Mesme.

“Ne i themi armikut se, nëse ai vendos të godasë qendrat tona kryesore, ne do të godasim të gjitha qendrat financiare në rajon”, tha Xhabari.

“Ne e kemi mbyllur Ngushticën e Hormuzit. Aktualisht çmimi i naftës është mbi 80 dollarë dhe së shpejti do të arrijë në 200”, citohet ai nga Agjencia Iraniane e Lajmeve (ISNA) e Iranit.

LEXO EDHE: Lufta bllokon trafikun detar, mbi 3.200 anije të bllokuara pranë Ngushticës së Hermuzit

Ngushtica e Hormuzit, që ndan Iranin nga Gadishulli Arabik, konsiderohet një nga arteriet më të rëndësishme detare në botë për tregtinë e energjisë. Rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm të transportuar me det kalon përmes kësaj pike kyçe, duke e bërë atë jetike për ekonominë globale, veçanërisht për vendet aziatike.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare e Energjisë, mbi 80% e naftës që kalon nëpër këtë korridor detar është e destinuar për tregjet aziatike, çka e bën rajonin thelbësor për sigurinë energjetike të tyre.

Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit do të kishte implikime të mëdha për ekonominë botërore. Eksportet nga prodhues të mëdhenj si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Iraku dhe Katari do të prekeshen drejtpërdrejt, duke krijuar presion të fortë mbi çmimet dhe furnizimin global me energji.

Ndërsa rritja e mundshme e çmimit të naftës në 200 dollarë për fuçi do të përbënte një goditje të rëndë për tregjet ndërkombëtare dhe do të thellonte pasigurinë ekonomike në një kohë tensioni të lartë gjeopolitik.

LEXO EDHE: Çmimet e naftës shpërthejnë, ekonomia shqiptare në rrezik

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›