Shfaqja “Vitaminat e jetës”, përcillen mesazhe mbi rëndësinë e ushqyerjes shëndetshëm

Magjia e Teatrit të kukullave edhe këtë fundjavë mirëpriti fëmijët t’i bashkoheshin shfaqjes “Vitaminat e Jetës”.
Kjo shfaqje nëpërmjet bashkëveprimit të aktorëve me fëmijët në publik kishte për synim ti informonte fëmijët mbi rëndësinë e të ushqyerit shëndetshme, zhvillimin e zakoneve të mira dhe dashurinë për tokën.
“Qëllimi kryesor është që t’i edukojmë ata që të ushqehen shëndetshëm dhe gjërat që nuk janë shumë të mira ti konsumojnë vetëm për ditë të caktuara. Ne bashkëpunojmë me fëmijët me anë të disa pyetësorëve që janë futur në pjesë të shfaqjes ku marrim ndihmën e tyre për t’i dhënë zgjidhje personazhit”, tregon regjisori.
Të vegjlit të cilët duartrokitën shfaqjen duket se u argëtuan dhe shijuan këtë shfaqje.
“Vitaminat e jetës” u shfaq për publikun në Liceun Artistik “Jordan Misja”
/rtsh/