E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shfrytëzonte hapësirën publike për parkim privat, në hetim 66-vjeçari në Vlorë

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Një 66-vjeçar është vënë në hetim nga policia në Vlorë, pasi kishte zaptuar hapësirën publike dhe e shfrytëzonte si parkim privat për hotelin e tij.

Policia e Vlorës njoftoi sot se “gjatë kontrolleve, në lagjen “Pavarësia 2”, u evidentua një rast ku një hapësirë publike ishte rrethuar dhe shfrytëzohej si parkim privat për hotelin e shtetasit që e kishte zaptuar atë”.

“Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin P. Xh., 66 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar për veprën penale “Pushtimi i tokës””, njoftoi policia.

Policia bëri me dije se automjetet e parkuara në këtë hapësirë u larguan, me qëllim lirimin e hapësirës publike.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›