Shije dhe tinguj shqiptarë në qytetin Rethimnos në Greqi

TIRANË, 14 shtator/ATSH/ TIRANË, 14 shtator/ATSH/ Grupi artistik i valleve i Lezhës u bë pjesë e aktivitetit ndërkulturor “Shije dhe tinguj nga popuj të tjerë” në qytetin Rethimnos në Greqi.
Bashkia e Lezhës njoftoi se aktiviteti u zhvillua në datat 11-13 shtator ku grupi artistik i valleve nën drejtimin e koreografit të Drejtorisë së Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore, Gazmend Golemi performoi repertorin e vet më të mirë.
Organizimi krijoi atmosferë të pasur me ngjyra, ritme dhe shije që solli në skenë kostumet, vallet dhe kulinarinë shqiptare, duke i dhënë jehonë trashëgimisë sonë kulturore në një atmosferë miqësie dhe bashkëpunimi.
Komuniteti shqiptar në Rethimnos vijon të mbajë gjallë dhe të përcjellë me krenari kulturën, traditat dhe vlerat shqiptare.
1 nga 8