E Diel, 1 Nëntor 2026

Shisnin armë zjarri, municione e lëndë plasëse, Gjykata e Tiranës lë në burg 4 të akuzuarit

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 personat e arrestuar një ditë më parë nga policia si pjesë e një grupi kriminal që siguronin dhe shisnin armë zjarri, municione dhe lëndë plasëse.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas kërkesës së prokurorisë vlerësoi të ligjshëm arrestin dhe dha masën e sigurisë “arrest me burg”, për shtetasit Marsel Varka, 35 vjeç, Elsaed Maqinaj, 25 vjeç; Fabian Zako, 29 vjeç dhe Kristaq Biba, 32 vjeç.

Gjatë të gjithë periudhës hetimore dhe aksioneve policore, me objektiv goditjen e veprimtarisë kriminale të këtij grupi, në total, janë vënë në pranga 9 shtetas, si dhe janë sekuestruar 17 armë zjarri, 4 kallëpë lëndë plasëse, sasi e madhe municioni, 4 automjete dhe 13 celularë.

Nga hetimet dyshohet se këta persona kanë siguruar dhe kanë shitur në zona të ndryshme të kryeqytetit, armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak.

Gjatë operacionit u shpallën në kërkim edhe dy persona, shtetasit K. V., 21 vjeç dhe B. A., 28 vjeç.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›