E Diel, 1 Nëntor 2026

Shisnin kokainë dhe kanabis në aksin Dimal–Kuçovë, një i arrestuar dhe një i proceduar penalisht

Policia e Beratit ka arrestuar një shtetas dhe ka proceduar penalisht një tjetër, pasi u kapën duke lëvizur me automjet me qëllim shitjen e lëndëve narkotike.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se dy shtetas po lëviznin me automjet në aksin rrugor “Dimal–Kuçovë” për të shpërndarë lëndë narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat lokalizuan dhe ndaluan automjetin e dyshuar.

Automjeti drejtohej nga shtetasi N. Ç., 40 vjeç, ndërsa pasagjer ishte shtetasi K. Q., 28 vjeç. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe u sekuestruan sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se posedoheshin me qëllim shitjen.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 40-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa 28-vjeçari u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›