E Martë, 3 Nëntor 2026

Shiste drogë në lokalet e natës në kryeqytet, arrestohet 33-vjeçari

Tiranë- Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike në lokalet e natës në kryeqytet.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijojnë kërkimet për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim gjatë këtij megaoperacioni.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›