E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shiste drogë në zonat më të frekuentuara të Tiranës, arrestohet 38-vjeçari me 100 gramë kokainë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar në Mëzez pasi u kap me 100 gramë kokainë dhe dyshohet se shpërndante drogë në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga puna operative, në vijim të aksioneve të Policisë së Tiranës, për kapjen e shtetasve që shesin lëndë narkotike në sasi dhe në doza, në zona me frekuentim të lartë dhe në zona të tjera të kryeqytetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar “Destinacioni”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrollet në automjetin tip “Audi” që ky shtetas drejtonte në fshatin Mëzez, u gjet një qese me rreth 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.

Lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin ku u gjet. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›