E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkimi i Ballukut, Berisha: Lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar lëkurën e tij

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi mbrëmjen e sotme përmes një videomesazhi ndaj lëvizjes së fundit të kryeministrit Rama për ndryshime në qeveri, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të shpëtuar veten.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve dhe opozitës të vazhdojnë protestat, duke theksuar se qëllimi i tyre është largimi i Ramës nga pushteti.

Ai kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, duke e bërë përgjegjës për krizën që po përjeton vendi.

Videomesazhi i plotë:

Lëvizja e fundit e Edi Ramës është një lëvizje me të cilën kërkon të shpëtojë lëkurën e tij. Por është një lëvizje, e cila fton qytetarët shqiptarë, opozitën shqiptare të vazhdojë fuqishëm protestat, pasi kryengritja paqësore e shqiptarëve synon, ka si qëllim kryesor madhor shpëtimim e Shqipërisë nga Edi Rama dhe jo-kukullat e tij.

Me lëvizjen e tij, ai përpiqet të mashtrojë njerëzit, në një kohë kur ai vet është kreu i organizatës kriminale që drejton. Ndaj dhe, i kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme, përndryshe do përballet me opozitën dhe mbarë popullin shqiptar.

Edi Rama, nuk ka më pranverë për qeverinë tënde dhe për ty. Je shkaku i të gjitha problemeve të mëdha me të cilat përballet sot shqiptarët. Je mater matrix e kësaj të keqe të madhe që ka kapluar qënien, shpirtin, trupin e Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›