E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkelet armëpushimi? Ushtria izraelite: Irani ka lëshuar raketa

Ushtria izraelite thotë se ka identifikuar raketa të lëshuara nga Irani.

Ushtria thotë se sistemet e mbrojtjes ajrore po “operojnë për të kapur raketat” dhe u ka bërë thirrje banorëve të shkojnë në strehimore dhe të qëndrojnë atje deri në një njoftim të mëtejshëm, raporton BBC.

Irani nuk e ka konfirmuar sulmin.

Deklarata e ushtrisë izraelite vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se  një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në fuqi dhe u bëri thirrje të dy vendeve që të mos e shkelin atë./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›