E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shkelja e hapësirës ajrore nga Rusia-Spiropali bisedë telefonike me Tsahkan: Shqipëria mbështet aktivizimin e nenit 4 të NATO-s

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e saj estonez, Margus Tsahkna, për të diskutuar mbi shkeljen e rëndë të hapësirës ajrore të Estonisë nga avionë luftarakë rusë dhe nevojën për konsultime urgjente sipas Nenit 4 të Traktatit të NATO-s.

Në postimin e tij në rrjetin social X, Tsahkna përgëzoi Spiropalin për emërimin e saj të ri si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Diskutuam shkeljen e rëndë të hapësirës ajrore nga Rusia dhe nevojën për konsultime të Nenit 4 me NATO-n. Estonia dhe Shqipëria janë partnerë dhe aleatë të mirë. Presim me padurim thellimin e bashkëpunimit tonë,” shkroi Tsahkna.

Postimi i Margus Tsahkna:

Një bisedë e shkëlqyer e parë me homologen time 🇦🇱, @elisaspiropali, të cilën e përgëzova për emërimin e saj si Ministre e Jashtme e Shqipërisë.

Diskutuam shkeljen e rëndë të hapësirës ajrore nga Rusia dhe nevojën për konsultime të Nenit 4 me NATO-n.

Estonia dhe Shqipëria janë partnerë dhe aleatë të mirë. Presim me padurim thellimin e bashkëpunimit tonë.

Biseda vjen pas incidentit të 19 shtatorit, kur tre avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë pa leje në hapësirën ajrore estoneze mbi Gjirin e Finlandës për 12 minuta, duke nxitur reagime të forta nga NATO dhe autoritetet estoneze. Estonia ka kërkuar konsultime sipas Nenit 4, i cili lejon anëtarët e Aleancës të mblidhen kur ndjejnë kërcënim për sigurinë e tyre.

Great first call with my 🇦🇱 counterpart, @elisaspiropali, whom I congratulated on her appointment as Albania’s Foreign Minister.

We discussed Russia’s grave 🇪🇪 airspace violation & the need for Article 4 consultations with @NATO.

🇪🇪 and 🇦🇱 are good partners & Allies. Looking… pic.twitter.com/zOuloQ5R15

— Margus Tsahkna (@Tsahkna) September 21, 2025

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›