Shkodër-Korçë, “vlon” festa, sheshet e qyteteve të mëdha dhuruan atmosferë të bukur natën e ndërrimit të viteve

2025 u mirëprit me festë, gëzim dhe urime të ngrohta në çdo qytet të Shqipërisë.
Pas Tiranës, kryeqendër festimesh ishin Korça dhe Shkodra.
Shumë e zgjodhën Shkodrën për atmosferën e bukur, për humorin e dashur dhe për spektaklin e fishekzjarreve.
Turistë të shumë vendas e të huaj tërhoqi edhe Korça. Dhjetëra të rinj, familjarë e fëmijë u bënë bashkë në shesh me korçarët, për të uruar për shëndet dhe mbarësi gjatë vitit 2025.
“Vij nga Moldavia. Një qytet i bukur, qytet mikpritës, atmosfera këtu është fantastike. Shpresoj të rikthehemi përsëri”
“Jetoj ne Kolumbi. Kisha dëgjuar në internet për Korçën. E dua shumë qytetin dhe dua të vij përsëri. Gjëja më e bukur janë njerzit, shumë mikpritës”
Për disa të tjerë, festa e Vitit të Ri ishte ndryshe. Pediatrja Arsi Liqeni ishte në shërbim të pacientëve të vegjël të shtruar në Pediatrinë e Elbasanit.
Festë dhe spektakël fishekzjarresh shijuan edhe banorët në Durrës, Berat, Elbasan dhe Vlorë./vizionplus.tv