Shkodër/ Vodhi mbi 140 mijë lekë nga institucioni financiar duke kanosur punonjësit, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi vodhi mbi 140 mijë lekë në një institucion financiar duke kanosur me çekiç punonjësit.
Ngjarja ka ndodhur 2 ditë më parë në lagjen “Vojo Kushi” në Shkodër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
“Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari që vodhi një shumë parash në një institucion financiar, duke kanosur punonjësit, me mjet të fortë (çekiç), 2 ditë më parë.
Si rezulat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, u identifikua dhe u arrestua shtetasi:
-Gj. K., 27 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas dyshohet se më datë 24.01.2026, në lagjen “Vojo Kushi”, ka hyrë në ambientet e një institucioni financiar dhe duke kanosur punonjësit, me mjet të fortë (çekiç), ka vjedhur 143 500 lekë”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/