Shkolla “Kushtrimi i Lirisë” në Durrës kushte moderne për 767 nxënës

TIRANË, 4 shkurt /ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” ka hapur dyert pas rikonstruksionit, duke mirëpritur nxënësit dhe mësuesit në një hapësirë tërësisht të rinovuar.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë, e ndërtuar sipas standardeve evropiane.
“Shkolla “Kushtrimi i Lirisë” në Durrës hap dyert e rilindur, sipas standardeve bashkëkohore të mësimdhënies, sigurisë dhe hapësirave kreative. 767 nxënës dhe 31 fëmijë të kopshtit do të mësojnë, argëtohen dhe zhvillojnë talentet e tyre në kushte dinjitoze dhe moderne”, theksoi Rama.
Ky rikonstruksion i plotë është një investim i rëndësishëm i mundësuar nga programi EU4Schools, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNDP.
Në nisje të vitit të ri arsimor 2025-2026 hapën dyert 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara në të gjithë vendin, me 340 laboratorë smart.
/k.s/r.e/a.f/