E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shkolla Profesionale “Rakip Kryeziu” në Fier, programe studimi në Bujqësi e Veterinari

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Të rinjtë kanë mundësinë të angazhohen dhe të kontribuojnë në sektorin bujqësor përmes dijeve dhe aftësive që fitojnë në arsimin profesional duke siguruar jo vetëm punësimin e tyre, por edhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau sot shembullin e shkollës Profesionale “Rakip Kryeziu” në Fier, e cila ofron programe studimi në Bujqësi, Veterinari, Teknologji Ushqimore, Ekonomi-Biznes, Shërbime Sociale dhe Shëndetësore si dhe Shërbime të Mjeteve të Transportit.

Ministrja Denaj fton të rinjtë që të zgjedhin shkollën profesionale bujqësore, aty ku formohen profesionistët e rinj të bujqësisë shqiptare.

Afati i aplikimit është deri më 30 shtator.

Të interesuarit mund të aplikojnë lehtësisht në e-Albania në shërbimin “Regjistrim në klasë të dhjetë”.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›