Shkrimi i Mirror, Gonxhja: Shqipëria gjithnjë e më popullore tek britanikët

TIRANË, 25 tetor /ATSH/ Tirana po renditet gjithnjë e më shpesh nga mediat ndërkombëtare si një nga qytetet më tërheqëse dhe më të përballueshme për një arratisje kulturore këtë vjeshtë.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot shkrimin e prestigjozes britanike Mirror.
“Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes pushuesve britanikë, me kërkimet për udhëtime në Tiranë që janë rritur me 91% krahasuar me vitin e kaluar,” shkruan gazeta britanike Mirror.
/gj.m/a.f/