E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkrumbohen tre autobusë në Lushnjë, një i katërt digjet pjesërisht, nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes

Një zjarr ka përfshirë ish-parkun e mjeteve në Lushnje rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke djegur 4 autobusë të parkuar.

Tre prej tyre u shkrumbuan plotësisht, ndërsa i katërti ka shpëtuar pjesërisht falë ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Pas alarmit për rënien e zjarrit, në park shkuan menjëherë edhe shoferet e tjerë që hoqën autobusët dhe makinat e tyre.

Policia ende nuk ka të dhëna për shkaqet e rënies së zjarrit, nëse ishte një aksident apo një ngjarje e qëllimshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›