Shkrumbohet nga flakët makina në Bypass-in e Vlorës

Një automjet i tipit “Benz” është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në bypassin e Vlorës, në aksin rrugor që lidh qytetin me fshatin Tragjas. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40 paradite dhe sipas informacioneve paraprake, shkak është bërë një defekt në motor, i cili ka shkaktuar një shkëndijë elektrike që çoi në shpërthimin e flakëve.
Zjarrfikësja e Vlorës është njoftuar menjëherë, por për shkak të trafikut dhe distancës ka mbërritur disa minuta më vonë. Në momentin e mbërritjes, automjeti ishte përfshirë totalisht nga zjarri dhe ishte shkrumbuar plotësisht.
Pavarësisht dëmeve materiale të rënda, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar në këtë incident.
/vizionplus.tv