E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve shpreh ngushëllimet për vrasjen e Astrit Kalasë: Ngjarje tragjike

Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve (EAJ) ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shqipëri, ku gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën në krye të detyrës ditën e djeshme.

Ai u vra brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit nga 30-vjeçari Elvis Shkambi.

Në një letër drejtuar Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, presidenti i EAJ, Mikael Sjoberg, shpreh ngushëllimet dhe tronditjen e thellë për këtë ngjarje tragjike, duke ofruar gjithashtu mbështetjen e organizatës për kolegët shqiptarë.

Letra e Shoqtaës Evropiane të Gjyqtarëve

Të dashur kolegë,

Sipas lajmeve, mësuam se një gjyqtar shqiptar është vrarë gjatë ushtrimit të detyrës së tij  të hënën.

Në emër të Bordit të EAJ, dëshiroj të shpreh ngushëllimet dhe tronditjen tonë për këtë ngjarje tragjike ndaj shoqatës shqiptare.

Njëkohësisht, do të donim të dinim nga ju më shumë për atë që ka ndodhur dhe nëse EAJ mund të ofrojë ndonjë ndihmë.

Faleminderit për vëmendjen tuaj.

Me respekt,

Mikael Sjoberg

President i Shoqatës Evropiane të Gjyqtarëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›