E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqërimi i 14-vjeçarit në komisariat gjatë protestës së opozitës, AMP nis hetimet

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet në lidhje me shoqërimin e 14 vjeçarit në komisariat në lidhje me protestën e opozitës.

AMP ka dërguar praktikën në prokurorinë e Tiranës në lidhje me kushtet e shoqërimit të të miturit.

Pritet që efektivët që shoqëruan 14-vjeçarin të merren në pyetje, ndërkohë do kqyren dhe relacionin e shoqërimit në komisariat.

Sa i takon akuzave të opozitës për përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar, mundet që Prokuroria e Tiranës të nisë hetimet kryesisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›