E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza Beckham! Nga skandali i dasmës tek akuzat publike, si nisi grindja e bujshme në familjen e famshme

Vetëm dy muaj para përvjetorit të katërt të martesës së tyre, Brooklyn dhe Nicola Peltz Beckham përballen me një konflikt të hapur me prindërit e Brooklyn-it, David dhe Victoria Beckham, një situatë që ka shpërthyer publikisht pas viteve tensione familjare. Çështja filloi gjatë përgatitjeve për dasmën e tyre në 2022, kur Victoria nuk mundi të realizonte fustanin e nusërisë siç ishte rënë dakord. Sipas Brooklyn, ajo e hoqi dorë në momentin e fundit, duke lënë Nicola-n të zgjedhë një fustan Valentino, i cili, sipas intervistës së saj për British Vogue, kërkoi një vit përgatitje.

Një tjetër moment kritik ishte një kërcim special i çiftit, i ndërprerë nga Victoria në një moment që Brooklyn e përshkruan si të papërshtatshëm. DJ i dasmës, Fat Tony, i tha ITV-së: “Marc Anthony kërkoi ‘gruan më të bukur në dhomë’, dhe tha ‘Victoria, hajde në skenë’. Brooklyn ishte i trishtuar dhe Nicola u largua duke qarë.”

Më 19 janar, Brooklyn shpërtheu publikisht në Instagram, duke akuzuar prindërit për “sulme të vazhdueshme private dhe publike” ndaj tij dhe Nicolës:

“Kam marrë sulme të pafundme nga prindërit e mi, si privat ashtu edhe publik, të dërguara tek mediat sipas urdhrave të tyre… Për herë të parë që u largova nga familja, ankthi im u zhduk. Nuk dua të ribashkohem me ta… zgjedhja e jetës sime më ka dhënë paqe.”

Sipas burimeve, David dhe Victoria janë të pikëlluar dhe të shqetësuar nga fjalët e forta të djalit të tyre, por nuk dëshirojnë të shtojnë zhurmë mediatike. Një burim i afërt me familjen thotë:

“David dhe Victoria e duan Brooklyn dhe kanë frikë ta humbasin. Ata do ta merrnin përsëri në një çast.”

Megjithatë, tensioni duket se lidhet edhe me Nicolën. Burime nga familja Peltz thonë se Victoria u bë xheloze ndaj Nicolës, ndërsa burime Beckham pretendojnë se Nicolë është xheloze për famën e Victoria-s. Sipas një burimi, Beckham-ët nuk kanë ndërmend të ribashkohen me Brooklyn-in nëse Nicola nuk është pjesë e ekuilibrit familjar, gjë që Brooklyn nuk e pranon.

Përveç grindjeve mbi dasmën, Brooklyn ka akuzuar prindërit edhe për përpjekje për të ndërhyrë në financat e tij, duke thënë:

“Javë përpara ditës sonë të madhe, prindërit më shtynë dhe u përpoqën të më nxisnin të firmosja për t’i dhënë të drejtat e emrit tim, gjë që do të ndikonte tek unë, gruaja ime dhe fëmijët tanë të ardhshëm.”

Ekspertët shpjegojnë se fëmijët e personazheve të famshëm shpesh vuajnë nga presioni dhe mungesa e privatësisë, duke ndikuar në ndërtimin e identitetit dhe pavarësinë. Brooklyn dhe Nicola shpresojnë të fillojnë një familje të tyre, por ndarja me Beckham-ët e bën këtë rrugëtim emocionalisht të vështirë. Psikoterapisti Jonathan Alpert sugjeron:

“Shërimi nuk fillon me përcaktimin se kush ka të drejtë. Prindërit duhet të dëgjojnë pa shpjeguar menjëherë qëllimin, ndërsa fëmijët e rritur kanë nevojë për hapësirë për të vendosur kufijtë e tyre.”

Për momentin, Brooklyn ka vendosur një vijë të qartë, ndërsa David dhe Victoria shpresojnë se me kohë ai mund të rikthehet, megjithëse nuk mund të bëjnë asgjë derisa ai të jetë gati.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›