E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqja e ngushtë e Limit në “Ferma Club”: Alba dhe Limi po e përdorin njëri-tjetrin, Alba s’është tipi i tij

Alba, shoqja e ngushtë e Limit prej 10 vitesh, ishte ditën e sotme e ftuar në “Ferma Club” në Vizion Plus nën moderimin e Ditea Berishës. Alba foli për lidhjen e tij me Albën, fermeren e “Ferma VIP” dhe sipas saj, Alba nuk është tipi i shokut të saj të ngushtë.

Të ftuar në studio janë gjithashtu Elton Tozaj, Niko Komani, Dorina Mema, Klegia Troksi dhe Meridian Ramçaj.

Shoqja e ngushtë e Limit në “Ferma Club”: Alba dhe Limi po e përdorin njëri-tjetrin, Alba s’është tipi i tij

Alba: Jemi shokë shumë të ngushtë, njihemi shumë mirë dhe ai është shoku im i ngushë.

Ditea Berisha: A është e vërtetë marrëdhënia e Limit dhe Albës?

Alba: Unë e mbështes. Limi është i tillë, respekton çdo njeri. Nuk mendoj se Alba është tipi i Limit.

Një koment për xhelozinë e Keisit.

Alba: Nuk e njoh Keisin në realitet. Nuk e di.

Elton Tozaj, i pranishëm në studio, tha se Keisi dhe Limi kanë pasur një lidhje jashtë “Ferma VIP”, deklaratë e cila mohohet nga shoqja e tij Alba.

Alba: Limi ka pasur tre lidhje serioze, ndërsa njohje kështu mund të ketë pasur me shumë vajza. Aktualisht nuk ka një lidhje jashtë, është single.

Elton Tozaj: Limi nuk ka parë zgjuarsinë tek Alba. Por çiftet brenda një reality shoë ecin. Në një vend ku je i mbyllur dhe ke nevojë për të pasur nevojat biologjike, etj…

Dorina Mema: Limi është shumë i zgjuar.

Meridian Ramçaj: Po e përdor Limi Albën apo Alba Limin?

Alba: Po e përdorin nga pak njëri-tjetrin. Ai ka shfaqur ngjyrat e veta aty. Mbetet për ta parë në vazhdim. Mendoj që nuk ka ndjenja për Albën./vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›