Shorti, zbulohen rivalët e mundshëm të Kosovës

PRISHTINË, 5 dhjetor/ATSH/ Tashmë dihen të gjitha grupet e kampionatit botëror të futbollit që vitin e ardhshëm do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Sot është hedhur në Uashington shorti final i Botërorit 2026.
Nëse Kosova do të fitojë dy ndeshjet e play-off-it në mars 2026, atëherë dardanët do të jenë në grupin D së bashku me mikpritësin SHBA-në, Australinë dhe Paraguain.
Kombëtarja e Shqipërisë, po ashtu, nëse kalon play-off-in po në mars 2026, do të jetë në grupin F së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.
Grupi A: Meksikë, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Evropë play-off D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda)
Grupi B: Kanada, Zvicër, Katari, Evropë play-off A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja)
Grupi C: Brazil, Marok, Skoci, Haiti
Grupi D: SHBA, Australi, Paraguai, Evropë play-off C (Turqia/Rumania/Sllovakia/KOSOVA)
Grupi E: Gjermani, Ekuador, Bregu i Fildishtë, Kurasao
Grupi F: Holandë, Japoni, Tunizi, Evropë play-off B (Ukraina/Suedia/Polonia/SHQIPËRIA)
Grupi G: Belgjikë, Iran, Egjipt, Zelandë e Re
Grupi H: Spanjë, Uruguai, Arabia Saudite, Kepi i Gjelbër
Grupi I: Francë, Senegal, Norvegji, play-off Interkontinental B (Bolivia/Surinami/Irak)
Grupi J: Argjentinë, Austri, Algjeri, Jordani
Grupi K: Portugali, Kolumbi, Uzbekistan, play-off Interkontinental A (Kaledonia e Re/Xhamajka/Kongo)
Grupi L: Angli, Kroaci, Panama, Gana
/KosovaPress/