E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpendi drejt Serie A, skuadra që luajti në Champions League hedh “sytë” nga shqiptari

Kristian Shpendi mund të luajë në Seria A dhe në Europa League sezonin e ardhshëm.

Mediat italiane raportojnë se ylli kuqezi i cili deri më sot është injoruar nga Silvinjo, mund t’i bashkohet Bolonjës sezonin e ardhëm.

Skuadra do të marrë pjesë në Ligën e Europës dhe mediat italiane raportojnë se po kërkon alternativa cilësorë që të paraqitet denjësisht në të gjitha kompeticonet.

Ndaj po sheh edhe Shpendin si alternativë për repartin e sulmit, teksa beson se nën drejtimin e Vinçenco Italianos, sulmuesi shqiptar do të arrijë të bëjë një tjetër hap para në rritjen e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›