E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen granata në ullishten e një të moshuari në Himarë – 85-vjeçari plagoset në këmbë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në lagjen “Livadhë” të Himarës, ku një 85-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka shpërthyer një granatë dore në tokën e tij.

Sipas informacioneve nga Policia, mjeti shpërthyes ishte i fshehur në rrënjët e një ulliri dhe ka shpërthyer në momentin që i moshuari, me inicialet K.K., po punonte në ullishten e tij.

Si pasojë e shpërthimit, 85-vjeçari ka pësuar dëmtime në këmbë dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe origjinën e granatës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›