E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në Grabovë të Përmetit/ Plagosen dy persona, transportohen drejt Tiranës

Dy persona kanë ngelur të lënduar në fshatin Grabovë të Përmetit, pasi dyshohet si pasojë e shpërthimit të një bombe të vjetër. Ervis Bregu dhe Mustafa Koçi mbetën të plagosur teksa po kryenin punime në murin e një banese.

Mustafa Koçi rreth 50 vjeç dhe i plagosuri tjetër një 38-vjeçar po transportohen për tek Trauma me ambulancë, pasi kanë dëmtime të rënda. Koçi, Plagët i ka marrë në gjymtyrë.

Zyrtarisht policia nuk ka dhënë detaje./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›