E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim me tritol në Shkodër, vetëm dëme materiale

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e së sotme në qytetin e Shkodrës. Rreth orës 22:20, në lagjen “Skënderbeg”, te dera e një biznesi që operon në fushën e reklamave, dyshohet se është vendosur një lëndë plasëse. Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, është në vendngjarje dhe po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›