E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme materiale

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në një banesë në fshatin Rrilë, në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse është vendosur në derën e një banese dykatëshe në pronësi të M.M. Në momentin e shpërthimit, brenda banesës ndodheshin bashkëshortët, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale në banesë, ndërsa forca të policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe motivet e këtij akti.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:35, në fshatin Rrilë, Lezhë, në portën e jashtme të banesës në pronësi të shtetasit M. M., ka shpërthyer lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›