E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim pranë sinagogës historike në Belgjikë, autoritetet hetojnë akt të dyshuar antisemit

Një shpërthim ka ndodhur herët në mëngjes, përpara sinagogës historike në Liège të Belgjikës duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa persona të lënduar.

Sipas autoriteteve lokale, fuqia e shpërthimit theu dritaret e sinagogës dhe të një ndërtese përballë saj. Policia ka rrethuar menjëherë zonën, ndërsa njësitë antiterroriste kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Kryebashkiaku i qytetit, Willy Demeyer, e dënoi ashpër incidentin, duke e cilësuar atë si një akt “jashtëzakonisht të dhunshëm antisemitizmi”. Ai theksoi se qyteti nuk duhet të lejojë që konfliktet e jashtme të importohen dhe të ndikojnë në bashkëjetesën mes komuniteteve.

Sinagoga, e ndërtuar në vitin 1899 dhe e shpallur monument historik, shërben gjithashtu si muze i komunitetit hebraik të qytetit. Hetimet vijojnë për të identifikuar autorët dhe motivet e shpërthimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›