E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthimi në Vlorë, një prej të plagosurve: Motori mori flakë nga benzina që ishte derdhur

Katër persona kanë pësuar djegie të shumta në trup, si pasojë e shpërthimit të motorit të një skafi në Porto Palermo të Vlorës.

Një prej të plagosurve, tha se shkak i shpërthimit ka qenë benzina që gjendej në skaf. Ai u shpreh se po bënin riparime në motor.

“Po i bënim shërbim. Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, tha ai.

Dy nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë dhe po transportohen drejt Tiranës./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›