E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në Hungari/ Përmbyset autobusi me pelegrinë polakë, 12 viktima dhe 10 të plagosur rëndë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Hungarinë lindore, ku një autobus polak me 57 pelegrinë doli nga rruga dhe u përmbys në një kanal, duke shkaktuar të paktën 12 viktima dhe 10 të plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 pranë qytetit Mezőkeresztes, në një aks kryesor në drejtim të Nyíregyházës.  Sipas autoriteteve hungareze, autobusi po kthehej në Poloni pasi pelegrinët kishin vizituar një faltore kushtuar Virgjëreshës Mari në Medjugorje, në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Policia bëri me dije se autobusi me targa polake ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal. Ndërkaq, hetimet paraprake sugjerojnë se shoferi mund të ketë rënë në gjumë, ndërsa nuk ka ende ansjë informacion mbi shoferin e dytë.

Presidenti polak Karol Nawrocki shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, duke e cilësuar ngjarjen si një tragjedi të rëndë për vendin.

Aksidente të ngjashme me autobusë që transportonin pelegrinë polakë janë regjistruar edhe më parë në Hungari. Në korrik 2002, një autobus turistik me pelegrinë polakë u përmbys pranë liqenit Balaton, duke shkaktuar vdekjen e 20 personave.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›