‘Shpërthimi te Veliera, shenjë lajmëruese’, Deliu: Personazhe shqiptarë drejtojnë linjat e trafikut të drogës në botë

Autoria e programit ‘Gjërat Tona’ Etleva Delia komentoi zhvillimin e fundit sa i takon botës së krimit në vendin tonë, ku struktura SPAK dhe Antimafia italiane finalizuan operacionin Ura ku u lëshuan 52 urdhër arreste. Delia tha se personazhe të caktuar po drejtojnë linjat e trafikut të drogës në botë dhe se grupet shqiptarë kanë bashkëpunim me mafain, por janë në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Sakaq, Delia tha se shpërthimi te Veliera në Durrës mbrëmjen e djeshme mund të ketë qenë një shenjë lajmëruese dhe jo një sulm ndaj policisë.
“Personazhe të caktuar shqiptarë po drejtojnë linjën e trafikut nga Amerika Latine.
Nuk besoj se është në nivelin e mafias, por ka një bashkëpunim me mafian italiane, por besoj deri në këtë kuadër grup i strukturuar kriminal.
Besoj se ka bashkëpunim me forca politike, dhe pse Dumani nuk e aprovoi por mund të vërtetohet me kalimin e kohës sepse hetimet vijojnë. Mund të ketë pasur dhe dekonspirim, pavarësisht se policia e mohon. Më duket koicidencë shumë e madhe shpërthimi disa orë përpara finalizimit. Mendoj që është një shenjë lajmeruese dhe nuk besoj se është një sulm ndaj policisë.
Dumani e tha që ishte një ndër grupet më të rëndësishme kriminale, por fakti që kishte një shtrirje te tillë dhe kishin transportuar sasi të ëmdha parash dhe droge është një prej grupeve më të rrezikshme. Edhe pse janë në kërkim është një goditje për ta dhe është një diçka pozitive.” / abcnews.al