Operacioni ‘Ura’/ Zbulohet roli i Visit të Pojës në grupin kriminal, si trafikuan 8 kg kokainë nga Gjermania në Itali

ABC News zbulon një pjesë të dosjes hetimore, në lidhje me operacionin policor anti-drogë, të koduar ‘Ura’, në Shqipëri dhe Itali.
Tre ndër personat e përfshirë në grupin kriminal, Elvis Doci, i njohur si Vis Poja, Agron Ganaj dhe Adi Çoba, kanë komunikuar përmes SKY ECC, lidhur me një sasi prej 8 kilogramë kokainë, për ta transportuar nga Gjermania në Itali.
Transporti i kokainës u krye me një automjet dhe u dërgua në Mola di Bari nga një korrier, i cili, pasi ia dorëzoi Agron Ganajn në një punishte mekanike.
Një sasi prej 5 kilogram, ata ia shitën shtetasit italian Francesco Campanella për 59,500 euro.
Pjesën e mbetur, 3 kilogramë, Agron Ganaj e mbajti vetë, pas një marrëveshjeje, me Adi Çobën. Transporti dhe shitja e kokainës, ndodhi në gusht të vitit 2020./abcnews.al