Shpëtohen 40 emigrantë në det në Kretë, autoritetet greke ndërhynë në kohë

Një operacion shpëtimi u regjistrua jug të Kretës. Nga ky operacion u shpëtuan 40 emigrantë. Një avion i Frontex vuri re një gomone afërsisht 20 milje detare në jug të Kala Limenës.
Sipas informacionit, operacioni u krye nën koordinimin e Qendrës së Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit (EKSED), me pjesëmarrjen e një varke shpëtimi të Rojës Bregdetare, e cila ndërmori shpëtimin e pasagjerëve.
Në zonë mbizotëronin kushte të pafavorshme moti, me erëra të forta, të cilat e vështirësuan operacionin. Personat e shpëtuar po transferohen në portin e Agia Galini, ku pritet të ndiqen procedurat e përcaktuara nga autoritetet kompetente.
Lajme të Sugjeruara