E Martë, 3 Nëntor 2026

“Shpirti i Ballkanit” zbret në Korçë/ Sjell ngjyrat e kostumeve, vallet dhe këngët e trashëgimisë

“Shpirti i Ballkanit” zbriti në Korçë mbrëmjen e të premtes. Festivali i Folkut ballkanik me këtë emër solli edhe këtë vit ngjyrat e kostumografisë, muzikën  dhe vallet e grupeve nga Shqipëria, Greqia, Mali i Zi, Kosova, Rumania, Bosnjë- Hercegovina.

Shfaqjes së artistëve në rrugë dhe sheshin e pazarit të vjetër iu bashkuan qytetarë dhe vizitorë të shumtë, çfarë e ktheu Korçën në një skenë të madhe të harmonisë dhe vlerave të shpirtit ballkanas.

Edicioni i shtatë i Festivalit Ballkanik, veç valleve burimore të traditës, do të sjellë edhe grupet muzikore më mirë në rajon.

Pjesë e Festivalit të Folkut ballkanik u bë edhe një grup artistësh nga Franca.

 “Jemi të lumtur që jemi këtu.   Është hera e parë që vijmë në Shqipëri vijmë nga Franca nga zona e Savojës, në Alpet Franceze.  Do të sjellim kërcimet tradicionale të vendit tonë”, shprehet një qytetar.

“Jemi të lumtur që jemi këtu, njerëzit janë mikpritës” 

“Kemi ardhur këtu dje dhe kemi mundur t’i takojmë pjesëmarrësit  e tjerë.  Na pëlqyen shumë traditat e tyre.  Është kënaqësi të zbulojmë më shumë rreth traditave të tjera është diçka e bukur.”

“Jemi grupi që vjen nga Franca, nga provinca e Savojës, afër italisë dhe Zvicrës.  Jemi këtu sepse këtë vit është një kremtim  mes  Shanberisë dhe Korçës.   Jemi këtu për paradën, për të demonstruar kërcimet e Savojës.  Savoja është një pjesë që ju kthye Francës në 1870 ndaj është e rëndësishme që t’ju tregojmë të rinjve të gjitha vallet dhe traditat e vjetra të vendit”, thotë një tjetër turist.

“Vijmë nga Franca dhe përfaqësojmë rajonin e Savojës dhe qytetin e Shanberisë.  Do të sjellim një prekje perëndimore për vendet e Ballkanit që përfaqësohen këtu sot.  Korça është një qytet shumë i bukur, mikpritës, me njerëz që janë shumë të sjellshëm dhe me ushqim të mirë.  Festivale të tilla janë të rëndësishme sepse bashkon tradita të ndryshme dhe ne jemi një plus për këtë festival dhe jemi ndryshe nga kulturat e tjera dhe është bukur të zbulojmë”, shprehen turistët francezë

Aktiviteti do të vijojë edhe gjatë fundjavës me performancën e grupeve folklorikë dhe muzikorë në Pazarin e Vjetër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›