E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Aksident në Fier, shoferi humb kontrollin, kamioni përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur në Fier, në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin pas bllokimit të timonit, dhe për pasojë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›