E Diel, 1 Nëntor 2026

Shprepa tregon arsyet pse u përfshi në politikë

Kandidatja e PS, Persida Shkrepa, e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj rrëfeu arsyet se pse u përfshi në politikë dhe pse iu bashkua Partisë Socialiste.

Ajo tha se falë qeverisjes socialiste ajo mundi që të ngrihej si profesioniste dhe si arkitekte. E pyetur nga moderatorja Borakaj se kush e shtyu për tu futur në politikë, ajo tha se ishte familja.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Pse u angazhova në politikë?

Shkrepa: Unë kam një familje të bukur, jam e realizuar nga ana profesionale. E ndjeva si përgjegjësi angazhim tim në politikë. Është kjo parti kjo qeveri që më dha mundësinë të zhvillohem.

Borakaj: Ishte propozim i dikujt?

Shkrepa: Ishte propozim i familjarëve të mi.

Borakaj: Të duket i vështirë gara e Tiranës, sa mundësi ndien mes gjithë atyre emrave?

Shkrepa: Emrat e mëdhenj janë në linjën e parë. Por unë mendoj dhe besoj se fryma jonë e re e bashkuar me eksperiencën e atyre që quhen të vjetër do të sjellë zhvillimin e mëtejshëm drejt BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›