E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri – Turqi, bashkëpunim në aviacionin ushtarak, teknologji dhe mbështetje teknike

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Delegacioni i Forcës Ajrore Shqiptare, i kryesuar nga Gjeneralmajor Ferdinant Dimo, Komandant i FAj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi.

Gjatë vizitës, delegacioni u prit nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Turke, Selçuk Bayraktaroğlu si dhe nga Komandanti i Forcës Ajrore Turke, Ziya Cemal Kadıoğlu.

Takimet u fokusuan në mundësi konkrete bashkëpunimi në fushat e aviacionit ushtarak, teknologjive moderne dhe mbështetjes teknike, si dhe në rritjen e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimin e partneritetit strategjik mes dy forcave ajrore.

Delegacioni zhvilloi gjithashtu vizita në kompani kryesore të industrisë së mbrojtjes, ku u njoh nga afër me teknologjitë më të avancuara në aviacion, sisteme pa pilot dhe mbështetje logjistike.

Këto aktivitete hapin mundësi konkrete për projekte të përbashkëta dhe modernizimin e kapaciteteve operacionale të Forcës Ajrore Shqiptare.

Delegacioni i Forcës Ajrore Shqiptare vizitë në në Turqi 1 nga 7

/gj.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›