E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, bashkëpunim ndërkufitar për biodiversitetin dhe zjarret në rajon

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ – Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj priti sot në Tiranë ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Hoxha.

Lajmin e bëri të ditur ministri Jaupaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se gjatë takimit u konfirmua edhe një herë se mbrojtja e natyrës nuk njeh kufij.

Sipas tij, në qendër të diskutimeve ishte bashkëpunimi ndërkufitar në liqenin e Ohrit dhe atë të Prespës, si dhe menaxhimi i përbashkët i zjarreve, monitorimi i biodiversitetit, forcimi i kapaciteteve institucionale dhe shkëmbimi i përvojës në rrugën drejt anëtarësimit evropian për të dy vendet.

“Ky është një partneritet që i shërben jo vetëm ekosistemeve tona të përbashkëta, por edhe komuniteteve që jetojnë pranë tyre, duke e kthyer mbrojtjen e natyrës në një mundësi reale zhvillimi të qëndrueshëm”, nënvizoi ministri Jaupaj.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›