Shqipëri-Poloni, forcim i bashkëpunimit në mbrojtjen nga zjarri dhe emergjencat civile

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti sot në takim një delegacion të nivelit të lartë nga Republika e Polonisë, të kryesuar nga Lt. Col. Tomasz Czyż.
Gjatë takimit Lamallari dhe Czyż diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe emergjencave civile.
“Shkëmbimi i eksperiencave dhe investimi në rritjen e kapaciteteve profesionale janë thelbësore për të ndërtuar struktura moderne dhe të gatshme për çdo sfidë”, tha ministri Lamallari në një postim në rrjetet sociale.
Lamallari tha se “Shqipëria mbetet e vendosur të forcojë partneritetet strategjike që kontribuojnë drejtpërdrejt në sigurinë e qytetarëve dhe në avancimin e procesit për integrimin në BE”.
1 nga 4/k.s/r.e/a.f/