E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria 4 fitore në përballjet me San Marinon, 13 gola të shënuar

TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Shqipëria përballet sonte me San Marinon në kuadër të Ligës së Kombeve, në një sfidë që do të jetë përballja e pestë në historinë e dy kombëtareve.

Bilanci i katër ndeshjeve të mëparshme është i plotë në favor të kuqezinjve. Shqipëria i ka fituar të gjitha përballjet, ndërsa San Marino nuk ka mundur të shënojë asnjë gol. Në total, kuqezinjtë kanë realizuar 13 gola.

Përballja e parë mes dy skuadrave u zhvillua më 16 gusht 2006 në Serravalle, në një ndeshje miqësore. Shqipëria fitoi 3-0, duke e nisur kështu me sukses historinë e përballjeve direkte.

Tetë vjet më vonë, më 8 qershor 2014, dy skuadrat u përballën sërish në San Marino, në një tjetër ndeshje miqësore. Edhe këtë herë kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 3-0.

Dy përballjet e fundit kanë qenë në kuadër të eliminatoreve të Kupës së Botës 2022. Më 31 mars 2021, Shqipëria fitoi 2-0 në transfertë, ndërsa më 8 shtator të po atij viti regjistroi fitoren më të thellë në historinë e përballjeve me San Marinon, 5-0 në Tiranë.

Kështu, në katër ndeshje Shqipëria ka katër fitore, asnjë barazim dhe asnjë humbje, me golaverazhin 13-0. San Marino nuk ka arritur ende të shënojë ndaj kuqezinjve.

Përballjet Shqipëri-San Marino:

16 gusht 2006: San Marino 0-3 Shqipëri – miqësore

8 qershor 2014: San Marino 0-3 Shqipëri – miqësore

31 mars 2021: San Marino 0-2 Shqipëri – eliminatoret e Botërorit 2022

8 shtator 2021: Shqipëri 5-0 San Marino – eliminatoret e Botërorit 2022

Sonte dy kombëtaret do të përballen për herë të pestë, këtë herë në Ligën e Kombeve, në “San Marino Stadium” të Serravalles.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›