E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në Klos, 66-vjeçari humb jetën pasi merret nga rrjedha e fortë e lumit Mat

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Klos mbrëmjen e së shtunës, ku një 66-vjeçar, Xhemal Zhuku, ka humbur jetën pas përpjekjes për të kaluar lumit Mat. Rrjedha e fortë e ujërave e ka marrë atë dhe e ka tërhequr disa kilometra më poshtë.

Pas alarmimit, shërbimet e Policisë së Shkodrës, të mbështetura nga familjarët dhe banorët e zonës, kanë nisur menjëherë kërkimet për ta gjetur. Pas disa orësh kërkimesh, trupi i pajetë i Zhukut është gjetur në mëngjesin e ditës së diel, pa shenja jete.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›