E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqipëria dhe Mali i Zi pikë të përbashkët kufitare me një ndalim në Zogaj – Ckla/Skje

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Përfaqësues të administratave doganore të Shqipërisë dhe Malit të Zi zhvilluan sot një takim koordinues ndërinstitucional në kuadër të përgatitjeve për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Zogaj – Ckla/Skje.

Në takim ishin po ashtu të pranishëm edhe përfaqësues të strukturave të policisë kufitare, autoriteteve vendore dhe institucioneve përgjegjëse të infrastrukturës.

Temë e takimit ishte ecuria e punës për përcaktimin e lokacionit të pikës doganore si dhe elementët teknikë për funksionalizimin e saj sa më shpejt brenda këtij sezoni.

Hapja e kësaj pike të re do të lehtësojë lëvizjen ndërkufitare për qytetarët, do të afrojë komunitetet në të dy anët e kufirit dhe do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik e turistik të zonës.

Pika e përbashkët do të operojë me modelin e kontrollit me një ndalesë, duke thjeshtuar procedurat kufitare dhe duke rritur efikasitetin e kalimit.

1 nga 4

/m.m/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›