Shqipëria dhe OKB forcojnë bashkëpunimin për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Forcimi i bashkëpunimit për parandalimin dhe reduktimin e rreziqeve nga fatkeqësitë ishte në fokus të takimit të ministrit të Mjedisit, Sofjan Jaupaj, me përfaqësuesin e posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë dhe drejtuesin e UNDRR-së, Kamal Kishore.
Gjatë takimit u diskutua për rritjen e qëndrueshmërisë së Shqipërisë ndaj pasojave të ndryshimeve klimatike, si dhe përmirësimin e planifikimit dhe kapaciteteve institucionale për mbrojtjen e komuniteteve, territorit dhe ekosistemeve.
Ministri Jaupaj theksoi se Shqipëria po përballet gjithnjë e më shpesh me zjarre, përmbytje, thatësira dhe fenomene ekstreme të motit, duke e bërë të domosdoshëm kalimin nga reagimi ndaj emergjencave drejt parandalimit dhe menaxhimit të integruar të rrezikut.
“Me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara dhe të partnerëve ndërkombëtarë, do të vijojmë të investojmë në dije, teknologji, sisteme paralajmërimi të hershëm dhe koordinim më të mirë ndërinstitucional”, u shpreh Jaupaj.
Sipas ministrit, forcimi i kapaciteteve dhe përdorimi i teknologjive të reja do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë së komuniteteve dhe qëndrueshmërisë së territorit përballë fenomeneve ekstreme të motit.
1 nga 3/e.xh/r.e/