E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria dhe Ukraina firmosin marrëveshje për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Ukrainës për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave.

Sipas ministrit, marrëveshja u nënshkrua së bashku me Zëvendësministrin e Komuniteteve, Territoreve dhe Zhvillimit të Infrastrukturës së Ukrainës, Serhiy Derkach. Ai theksoi se ky dokument pritet të lehtësojë dhe përshpejtojë aktivitetin e transportit dhe tranzitit të mallrave dhe pasagjerëve mes dy vendeve.

“Nënshkruam së bashku me Zëvendësministrin e Komuniteteve, Territoreve dhe Zhvillimit të Infrastrukturës së Ukrainës, Serhiy Derkach, marrëveshjen dypalëshe mes #Shqipërisë dhe #Ukrainës për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave. Kjo marrëveshje pritet të përshpejtojë aktivitetin e transportit dhe tranzitit të mallrave e pasagjerëve, ndërsa harmonizimi me zhvillimet e fundit në kuadrin e marrëveshjes së transportit rrugor mes Bashkimit Evropian dhe Ukrainës do të kontribuojë më tej në përmirësimin e logjistikës dhe lidhjeve tregtare ndërkombëtare”, shkruan ministri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›