E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia drejt integrimit pa simbolet e bashkimit

Te tjera rreth shkrimit FOTO Ne Washington kam ardhur me studime per here te dyte qe prej fillimit te ketij viti i cili eshte i mbushur me plote arritje dhe deshtime te qeverise Shqiptare. Duke mos qene prezent ne Shqiperi prej me shume se dhjete vitesh e kam te veshtire te gjykoj progresin e vertete qe ka arritur lidershipi dhe populli shqiptar gjate dekades se fundit por dicka mbetet per tu theksuar se Bashkimi Europian ende nuk i ka bere ftese zyrtare Shqiperise per te qene vend kandidat ashtu sic e kane merituar Kroacia Mali i Zi dhe Maqedonia vende te cilat kane ambasada nga me dinjitozet dhe shume te rregullta.

E kunderta ndodh me ambasaden Shqiptare ne Washington prej gati nje viti kaloj perpara prones se vetme te Shtetit Shqiptar qe ndodhet prane rruges Connecticut dhe me ben pershtypje fakti se kjo godine eshte e abandonuar komplet mund te them se eshte e vetmja ambasade pa flamur kombetar ne oborrin e saj jo vetem kaq por edhe simbolet kombetare i ka te vjeteruara dhe te mykura prej nje kohe te gjate. Ironikisht dy vendet me te varfera te Europes - Shqiperia dhe Moldavia - i kane ambasadat karshi njera tjetres.

Moldavia duket se ben kujdes te vecante ne mirembajtjen e godines se saj shteterore ndersa shteti Shqiptar ka vendosur te abandonoj komplet godinen e tij dhe te shperngulet ne nje apartament rreth shtate blloqje me ne qender te qytetit. Megjithese pretendohet se nuk eshte i prekur nga kriza globale e financave sipas eksperteve te qeverise le pas dore ose mundohet te kursej disa qindarka me shume ne arken e shtetit ne kurriz te braktisjes se simboleve kombetare dhe rregulimit te shqypit stema zyrtare zyrtar sipas kushtetutes se Shqiperise dhe duke mos blere nje flamur te denje per kete godine te vetme qe e ka ne pronesi dhe historia nuk mbaron ketu porta kryesore e godines i ka xhamat te thyera dhe mbahet vetem nga dy rrjeta hekuri ne stemen zyrtare te Shqiperise e vendosur ne ballkonin e katit te dyte eshte vetem nje shqiponje dy krenare e lene vetem nga perkrenarja e Skenderbeut.

Godina ne teresi ka nevoje per rregullim total dhe ne qofte se rikonstruktimi nuk behet ne javet ne vazhdim pa dyshim se ndertesa do jete ne kushte akoma dhe me te keqija. Duke pare godinen nga jashte ajo ka nevoje edhe per nderimin e dritareve dhe nje pastrim komplet te kanaleve te kullimit te ujrave te catise. Ambasades jo vetem qe i mungon ai qe quhet flamur kombetar por ka nevoje ne menyre urgjente per tu restauruar jashte edhe brenda si nje godine historike e qytetit ose me mire e kryeqytetit te botes.

Kam dashur qe heret te shkruaj mbi kete teme delikate ku perdhosen pa dashur simbolet kombetare por mendoja se ishte dicka tranzitore dhe vendosa ti jepja rreth nje vit kohe ambasadorit te Shqiperise i cili ka filluar detyren prej muajit shkurt te ketij viti ne mbyllje. Ambasador Galanxhi megjithese ka nderuar zyren e vet ka shkuar ne nje godine tjeter bashke me gjithe stafin e tij por edhe ne kete ambient ai ka vendosur nje flamur mesatar qe po vjeterohet shume shpejt jashte dritares se zyres se tij dhe po i shnderrohet ngjyra nga e kuqe ne Roze edhe kjo perben nje imazh perfaqesimi jo te denje nga pala e shtetit Shqiptar cfare i kushton ambasades te blej nje shtylle flamuri prej nikeli ku te varet denjesisht shqiponja dykrenare si gjithe flamujt e tjere.

Kam patur fatin te komunikoj nga afer me disa prej zyrtareve te ambasades dhe ndonese me japin te drejte nuk reagojne dhe vazhdojne rutinen e perditshme sikur gjerat jane me se miri ne vend qe ta shnderrojne ate godine ne nje vend ku komuniteti shqiptar te mblidhet dhe festoj apo te zgjidh halle te ndryshme. Mungesa e flamurit Shqiptar ne kete seli te vecante me kujton flamurin Paraguajan ne nje fshat te larget te Paraguay-it ne kontinentin e larget te Amerikes se Jugut i cili ishte varur prej nje oficeri policie tek kasollja e banjos prane godines se Policise ne Fshatin ku une kryeja sherbimin si Keshilltar i Peace Corps ndash Paraguay.

Oficerit te policise i bera kerkese disa here per ta hequr flamurin kombetar nga ai vend i rendomte dhe pergjigja e tij ishte -Nuk e di ti se sa patriot jemi ne ne krye te javes mora nje cekan nje thes mielli bosh disa gozhde dhe zevendesova flamurin kombetar me tre ngjyra qe kryente funksionin e perdes me kete thes mjelli prej najloni. Pas disa muajsh fjala mberriti tek shefi madhor i policise dhe oficeri qe neglizhoj keshillen time u degdis me urdher te vecante ne Cako Chaco Paraguay nje vend i thate ku eshte shume veshtire per te jetuar.

Nuk uroj qe te njejtat masa ndeshkimore te merren edhe per diplomatet tane te nderuar dhe te degdisen ne Afganistan apo Honduras pse jo edhe ne Bjeshket e Namuna por nje qeveri me nje kryeminister qe nuk jep asnje intervise pa patur flamurin kombetar ne krahun e tij te djathte nuk duhet te mberrije deri ne kete gjendje. Shpresoj qe puna te mos shkoj deri aty sa te ngrihet fqinji moldav ne krahun tjeter te rruges dhe ti dergoj disa te holla Ambasadorit te RSH me motivacionin per te blere nje flamur kombetar nje shqyp prej hekuri pse jo edhe nje cark per minjte. Diplomatet Shqiptar mjafton te hedhin nje sy tek ambasadat perreth dhe nese shikojne ndonje godine perfaqesie ku mungojne simbolet kombetare ndash edhe ambasada e Kamerunit eshte duke u rregulluar aktualisht dhe flamuri i ketij shteti afrikan valevitet gjithmone perjashta godines - atehere Shqiperia nuk qenka e vetmja por besoj se do te vertetohet e kunderta dhe imazhi i Shqiperise nuk krijohet vetem me dogma dhe fjalime por me pune emancipim fantazi dhe atdhe-dashuri.

Uroj qe kjo godine historike te mos shitet nga shteti shqiptar por te rregullohet dhe behet nje ambasade qe i ka per hije nje shteti Europian dhe perendimor ashtu sic eshte me te drejte Shqiperia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›