E Martë, 3 Nëntor 2026

Shqipëria forcon bashkëpunimin me EPA-n për zhvillimin e sistemit të pronësisë intelektuale

Tiranë, 29 prill 2025 (ATSH) Zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Sokol Duma, së bashku me drejtoreshën e Përgjithshme të Komanduar të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale (DPPI), Maria Solis Kapedani, pritën në një takim zyrtar zëvendëspresidentin për Çështjet Ligjore dhe Ndërkombëtare të Zyrës Evropiane të Patentave (EPO), Christoph Ernst.

Takimi u zhvillua në kuadër të konferencës së nivelit të lartë për Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale dhe shërbeu si një platformë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shkëmbimin e eksperiencave në fushën e inovacionit dhe mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale.

“Rikonfirmuam angazhimin tonë për të çuar përpara plane konkrete dhe për të forcuar partneritetin tonë dypalësh, me synimin për të zhvilluar më tej sistemin e pronësisë intelektuale në Shqipëri dhe për ta afruar më shumë me standardet evropiane të inovacionit dhe mbrojtjes së të drejtave,” deklaroi zëvendësministri Duma pas takimit.

Palët vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit strategjik në kuadër të integrimit evropian dhe promovimit të klimës së inovacionit dhe investimeve në Shqipëri. /j.p/

1 nga 4

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›