Shqipëria ftesë Katarit për investime strategjike, ministri Malaj takon homologun e tij Al Kuwari: Diskutuam për projekte të përbashkëta në inovacion

Në kuadër të punimeve të “Doha Forum”, ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim me homologun e tij vendas, Ministrin e Financave të Katarit, Ali bin Ahmed Al Kuwari.
Sipas njoftimit zyrtar, biseda u fokusua në mundësi konkrete ekonomike. Malaj bëri të ditur se diskutimi u përqendrua te identifikimi i projekteve të përbashkëta që mund të sjellin financime në sektorë kyçë si inovacioni dhe zhvillimi i qëndrueshëm.
“Diskutuam mbi zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe financiar ndërmjet dy vendeve, si dhe mbi mundësitë për projekte që mbështesin investimet,” shkroi ministri Malaj pas takimit në rrjetet sociale, duke publikuar edhe një foto nga ky takim.
Ministri Malaj nënvizoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të forcuar këto marrëdhënie dypalëshe.
“Ky takim konfirmon vullnetin e ndërsjellë për të zgjeruar partneritetin strategjik dhe për të krijuar ura të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Katarit,” u shpreh ai pas takimit.
/rtsh.al/