E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias

TIRANË, 27 mars /ATSH/ Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në Varshavë, pas ndeshjes së fazës play-off ndaj Polonisë.

Ekipi u stërvit i ndarë në dy pjesë: lojtarët që luajtën në ndeshjen e mbrëmshme u fokusuan te rikuperimi dhe ushtrimet në palestër, ndërsa lojtarët e stolit dhe ata me pak minuta zhvilluan një seancë të plotë stërvitore.

Pasditen e sotme, ekipi do të udhëtojë drejt Valencias, ku do të luajë me Ukrainën një ndeshje miqësore më 31 mars, në orën 20:45.

1 nga 4

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›