E Premte, 6 Nëntor 2026

Shqiptarja në Greqi plagoset nga partneri rumun/ Autori shpallet në kërkim nga policia

Një 44-vjeçare shqiptare është plagosur me thikë nga partneri i saj  në Patisia.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim nga policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të mërkurës, ndërsa ende nuk dihen motivet.

Burri me origjinë rumune e ka goditur disa herë shqiptaren, duke i shkaktuar plagë në shpinë, krah dhe këmbë

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›